Home / Art dhe Kulturë / Arti Pamor / Zbulohet dhomë sekrete në Piramidën e madhe në Egjipt

Zbulohet dhomë sekrete në Piramidën e madhe në Egjipt

Dhomë sekrete në Piramidën e Madhe të Gizës? Po, dhe arkeologët kanë bërë të ditur lajmin duke thënë se po përdorin teknologjinë e fundit për të identifikuar vendndodhjen e një zgavre misterioze brenda strukturës së lashtë egjiptiane.

Që nga koha e lançimit në vitin 2015, projekti ambicioz ka tentuar të shpërthejë pengesa të pafundme për të eksploruar fshehtësitë e Piramidës së Khufusë, më e madhja nga tre piramidat e Gizës dhe një nga shtatë mrekullitë e botës.

Vitin e kaluar, ekipi zbuloi dy ‘anomali’ brenda Piramidës së Madhe, një zgavër në pjesën e sipërme të portës hyrëse dhe një zbrazëti prapa mureve në anën e saj veriore lindore.

Të dyja këto zbulime çuan në spekulime të forta se mund të korrespondonin me një dhomë sekrete të harruar, raporton “International Business Times”.

Gjatë vitit të kaluar, janë kryer më shumë kërkime për të përcaktuar natyrën e këtyre anomalive, si funksionin dhe madhësinë e tyre.

Hulumtuesit kanë mbledhur më shumë të dhëna në këtë faqe falë teknikave të sofistikuara që përfshijnë termografinë infra të kuqe, shkruan syri.net.Ata shpresojnë se analiza e tyre e të dhënave do të zbulojë së shpejti vendndodhjen e saktë të dhomës.

Mehdi Tayoubi, president i Institutit arkeologjik francez ka thënë se të gjitha pajisjet që po vendosin janë të dizajnuara për të gjetur se ku ndodhet dhoma e fshehtë.

“Jemi të sigurt që ka një dhomë sekrete, thjesht duam ta zbuljmë saktësisht se ku”, u shpreh ai.

Shumë egjiptologë kanë qenë të kujdesshëm ndaj këtyre përpjekjeve për të hyrë në brendësinë e Piramidës së Madhe të Gizës dhe për të zbuluar sekretet e saj, ndoshta për shkak të legjendave vendase se aty fshihen sende krijesa që nuk i përkasin kësaj botë. /Antpress/

x

Check Also

Serbia i ofron shtetësi “Pikasos së Vogël”

Serbia i ka ofruar shtetësinë serbe, familjes së 10-vjeçarit afgan, Fahrad Noory, ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com