Home / Showbiz / Showbiz Lajme / Zbulohen të gjitha detajet…Ja sa të ftuar do ketë në dasmën e Marinës dhe Getoarit (Foto)
Loading...

Zbulohen të gjitha detajet…Ja sa të ftuar do ketë në dasmën e Marinës dhe Getoarit (Foto)

Ata sot martohen dhe sërish publiku di shumë pak për historinë e tyre të dashurisë.

Kanë dashur t’i mbajnë për vete detajet e saj, siç, me të njëjtin diskrecion, kanë ruajtur edhe detajet e organizimit të dasmës madhështore.

Sot, më në fund, kanë hapur një shteg dhe ju do shkoni drejt kopshtit magjik që është krijuar në kompleksin Lura në Gjirin e Lalzit për të zbuluar detajet e kësaj dasme madhështore.

Në të vërtetë është një mison i vështirë sepse ajo është e mbushur me detaje unike, zhvillohet në një vend ku gjithçka është madhështore dhe sërish elegante, do ndjekë një organizim ndryshe nga ajo që pritet.

E dimë që jeni mësuar me deklaratat e fryra, por si thoni për një celebrim ku altari ka në sfond perëndimin e diellit, fare buzë detit, e megjithatë askujt nuk i prekin këmbët rërë sepse qëndrojnë mbi një platformë gjigante?

Po për një sipërfaqe rreth 600 metër katror të shndërruar në një kopsht ekzotik, mbrojtur me security? Po për një darkë festive të gjithën nën dritën e yeve megjithëse jemi në vjeshtë, sepse sipërfaqja gjigante ku do të rrinë mbi 300 të ftuar mbulohet nga një tendë e tejdukshme?

Po për një afterparty, ku Marina do të shfaqet me një veshje ndryshe e ku muzika bashkë me valët e detit, do të shoqërojë të ftuarit deri në orët e para të mëngjesit që Geti dhe Marina do e presin si të martuar?

Nëse për të gjithë sot martohet Geti dhe Marina, për njerëzit që e kanë ndjekur nga afër organizimin e dasmës së tyre, sot martohen dy perfeksionistë, plot ide, kërkesa, vëmendje për detajet, jo me qëllimin për t’u dukur, por për t’i dhënë dashurisë së tyre, një festë të bukur dhe Class Events që ka realizuar këtë dasmë nga fillimi në fund, ka qenë për muaj me radhë veshi, dora dhe mendja bashkëpunëtore në këtë sipërmarrje me përfundim spektakolar.

Sepse ky është spektakli më i bukur i Marinës dhe kënga më e bukur e Getit!

Çfarë dimë tjetër, është çasti emocionues i vajtjes së Marinës në altar.

Ajo e ka humbur të atin kur ka qenë shumë e vogël dhe do të shkojë vetëm drejt Getit, nën vështrimet e emocionuara të të ftuarëve dhe shikimit të dashuruar të tij.

Por do të gjejë atje, në të majtë, si dëshmitare, por edhe si mbështetje, motrën e vogël, Luanën, për të qenë pranë edhe në këtë çast siç kanë qenë gjithmonë.

Marina do të veshë një fustan princeshash të punuar në atelienë Class nga një ekip mjeshtresh dhe qëndistaresh për një muaj me radhë…Ndësa Geti ia ka besuar markave ndërkombëtare veshjen e tij.

Martesën e tyre do e celebrojë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe sigurisht pasi pjesa më emocionuese dhe e rëndësishme të përfundojë, do të jetë dhe ai çasti gazmor i hedhjes së buqetës…

 

Kanë zgjedhur një peizazh marin, Marina dhe Marinari i vetëm i krejt marinës për të shkëmbyer premtimin më të rëndësishëm të jetës…

Në të vërtetë do jenë aq afër detit, sa për për pak do jenë si një çift i dashuruar që në plazhin e shkretë të një mbrëmjeje shtatori i premtojnë dashuri të përjetshme njeri-tjetrit, megjithatë ndjesia ‘ne, deti, qielli dhe dashuria’ do të fluturojë sapo të dëgjohet duartrokitja e rreth 80 të pranishmëve në celebrim dhe më pas e mbi 300 të ftuarëve kur ato do të hyjnë si burrë e grua për të realizuar vallëzimin e parë në mjedisin e darkës. “Sugar” nga Maroon 5 është kënga e zgjedhur…

Mjedisi i darkës i dekoruar nga Class Events, përmban tryeza me syprina pasqyrë, sete të florinjta, sotopjata të reja unike të përshtatura me dekorin e tryezave, shandanë kristali dhe kompozime shumë të larta lulesh që floristja Frida Banushi i ka përgatitur me lule të sjella nga kopshtet ekzotike, pak a shumë si ato ku kemi parë të pushojnë Geti dhe Marinën.

Tenda e tejdukshme ka gjithashtu gjethe dhe petale që të kujton pak ftesat e dasmës duke u dhënë të ftuarëve ndjesinë që vërtet po darkojnë në një kopsht ekzotik buzë detit dhe e gjithë vallja e luleve pasqyrohet mbi sipërfaqen e tryezës. Çdo detaj dhe e gjithë struktura është porositur ose krijuar dhe ngritur nga e para për dasmën e Getit dhe Marinës nga Class Events.

Ne kemi zbuluar edhe menunë e darkës, shumë elegante dhe e pasur, me shtatë pjata, kryesisht me produkte deti, që nis me një sallatë ekzotike me karkalecë të pjekur, havjar të zi, mente dhe erëza të pjekura dhe mbyllet me një mousse çokollate me krem kajsie dhe akullore.

Sigurisht është edhe pika kulmore e tortës, realizuar nga pastiçierja Ana Lucia. Torta është një vepër arti me ngjyra deti, sigurisht në përputhje me mjedisin sepse për asnjë çast të vetëm, vëmendja nuk ka braktisur detajet.Festa do të vazhdojë në lounge-in pas darkës, ku Marina do të jetë më moderne, por ende elegante, me një veshje nusërore moderne nga Blerina Kllokoqi Rugova.

Një histori magjike e shkruar buzë detit, por nga ato që nuk fshihet nga valët sepse nuk do shkruhet me fjalë, por me ndjenja!

Tetova Jonë:

Leave a Reply

x

Check Also

Adelina Berisha as në rrugë nuk del pa grim profesional

Është nga këngëtaret e dashura dhe të suksesshmë që pas shkëputjes nga ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com