Home / Art dhe Kulturë / Ndryshe / Zbulohen fosile kafshësh, nëntë milionë vjet të vjetra në Turqi
Loading...

Zbulohen fosile kafshësh, nëntë milionë vjet të vjetra në Turqi

Në kompleksin ndërtimor të objekteve banesore në Gylsehir, të qytetit turk Nevsehir, janë gjetur disa fosile kafshësh për të cilat supozohet se janë të vjetra nëntë milionë vjet, raporton Anadolu Agency.

Në gërmimet, aktualisht janë duke punuar ekspertë nga Departamenti për arkeologji i cili funksionon në kuadër të Universitetit Gazi në qytetitn Van, të cilët thonë se gërmimet e deritanishme kanë rezultuar me zbulimin e fosileve të kafshëve siç janë derrat, kuajtë, demat, rinoçerontët, elefantët dhe kafshë të tjera.

Udhëheqësi i gërmimit, prof. dr. Cesur Pehlivan deklaroi për AA, se bëhet fjalë për një lokalitet shumë të rëndësishëm me fosile për të shtuar se tani kanë një detyrë që formojnë një fotografi të botës së kafshëve që kanë jetuar në pjesën lindore të rajonit të Mesdheut.

“Gërmimin e fosileve e bëjmë në bazë të teknikave paleontologjike, dhe më pas i dërgojmë në laborator. Ky është hulumtimi i parë të cilin e punojmë në mënyrë sistematike në këtë nivel. Sipas supozimeve mbi këtë projekt, do të duhet të punojmë për rreth 10 vjet me çka do të kontribuojmë ndjeshëm në zbulimin e botës shtazore të këtij lokaliteti por edhe të zonës më të gjerë”, tha Pehlivan.

Arkeologia e Universitetit Gazi, Oksan Basoglu tha se supozimet e tyre janë se fosilet janë të vjetra mes shtatë dhe nëntë milionë vjet.

“Kemi të bëjmë më një zbulim shumë të rëndësishëm. Besojmë se gjetjet tona do të jenë shumë domethënëse”, tha Basoglu.

x

Check Also

Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë: Ne nuk kërkojmë autonomi, por Pavarësi

Nga: Aurenc Bebja Gazeta franceze, “Journal des Débats Politiques et Littéraires”, ka ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com