Home / Sport / Xhudistet serbe nuk qëndruan në podium kur Krasniqi e Kuka morën të artat
Loading...

Xhudistet serbe nuk qëndruan në podium kur Krasniqi e Kuka morën të artat

Medaljet e arta që rrëmbyen dje xhudistet kosovare Distria Krasniqi e Loriana Kuka në Kampionatin Ballkanik në Shkup, siç duket nuk iu ka pëlqyer xhudisteve nga shteti fqinj, Serbia.

Trajneri i tyre, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se xhudistet serbe nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si kampione e ardhshme, fitoi tri lufta nga garueset nga Turqia, Serbia, dhe në finale kundër garueses nga Bosnja, Sabina Haraçiq. Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli josportive. Garueset nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit”, ka shkruar Kuka.

Megjithatë, një gjë e tillë ai thotë se nuk i hidhëroi aspak xhudistet kosovare, porse politika në sport i dha shije të keqe.

“Loriana Kuka s’u hidhërua që garueses që i shkaktoi humbje nga Serbia nuk qëndroi në podium, e njëjta situatë ndodhi edhe me Distrien gjatë ceremonisë por as ajo s’u hidhërua fort! Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit”, ka shkruar Kuka.

Tetova Jonë:

Leave a Reply

x

Check Also

Lajm i madh për jetën e Michael Schumacher

Katër vite kanë kaluar nga aksidenti fatal i Michael Schumacher në alpe ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com