Home / Sport / VIDEO/ Shqiptari shënon golin e vitit në Zvicër përballë Baselit

VIDEO/ Shqiptari shënon golin e vitit në Zvicër përballë Baselit

Benjamin Kololli ka vazhduar shkëlqimin e tij në kampionatin zviceran me Lausannen.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij në udhëtimin e vështirë te Baseli.

Por Lausanne arriti t’i befasojë të gjithë dhe të triumfojë 1-2 në fushën e kampionëve aktual të Zvicrës.

Meritë të madhe për këtë fitore kishte edhe Benjamin Kololli, i cili ka arritur të shënoj një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

25-vjeçari goditi për mrekulli nga një distancë rreth 25 metra, ndërsa topi shkoi në këndin e djathtë duke barazuar rezultatin përkohësisht.

Goli ndaj Baselit ishte i dyti këtë edicion për Kolollin.

Kujtojmë që në këtë takim për Baselin luajti edhe Taulant Xhaka por pa arritur ta ndihmojë skuadrën e tij të kthehet tek fitorja, pasi në tri ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm dy pikë.

Tetova Jonë:

Leave a Reply

x

Check Also

PSG i ofron nëntë milionë euro bonus Sanchezit për të nënshkruar para-kontratë

Paris Saint-German nuk po qëndron duarkryq pasi ka lëvizur në drejtim të ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com