Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon seanca e tetë në Kuvendin e Maqedonisë
Loading...

Vazhdon seanca e tetë në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së tetë, në rend dite të së cilës është propozim-vendimi për emërime në funksionin zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për veprimtarinë e dokturaturës, për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele dhe për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike , të gjitha në leximin e parë dhe të parashtruara nga deputetët e opozitës.

Në rendin e ditës të seancës është edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital në vitin 2018.

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com