Home / Lajme / Uji i pijshëm, problemi kyç që BDI të humb Tetovën
Loading...

Uji i pijshëm, problemi kyç që BDI të humb Tetovën

Edhe pse kanë kaluar gati katër vite premtime nga ana e Komunës së Tetovës dhe kryetares Teuta Arifi, një pjesë e qytetit ende vazhdon të ketë probleme serioze me ujin e pijshëm. Në virgjile të Zgjedhjeve Lokale, kjo çështje është më e diskutuara në opinionin tetovarë. Thuaj se çdo vit kryetarja në vazhdimësi ka premtuar se projekti për ujë të pijshëm do të realizohet në kohë rekord, por kjo gjë ende nuk është në realizim konkret.

Banorët gati se shumë vite po e vuajnë problemin e njejtë me ujin e pijshëm, në zgjedhjet e kaluara lokale Teuta Arifi ishte e bindur se ky projekt do ishte më i rëndësishëm për Tetovën dhe do bënte çmos që të zgjidhej. Edhe pse kanë kaluar gati se më shumë se katër vjet pushtet nga BDI në Tetovë, ky projekt ka ngelur i pambaruar ashtu siç kanë ngelur të mosmbajtur premtimet e shumta të kryetares që i parashtoi në platformën politike lokale në 2013-tën.

Sipas informacioneve jo zyrtare nga BDI thuhet se Teuta Arifi kërkon që të mos kandidohet përsëri për kryetarë të Komunës së Tetovës, e shkaku është se ajo ka nuhatur humbjen që do i vijë nga opozita ku ka kandidatë të fortë si Bardhyl Dauti nga PDSH, Billal Kasami nga Lëvizja Besa dhe Adnan Neziri nga Aleanca Për Shqiptarët./TetovaJone.com

 

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com