Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Thyhet vetura dhe vjedhen 28 mijë euro

Tetovë: Thyhet vetura dhe vjedhen 28 mijë euro

Mbrëmë  rreth orës 19:30, persona të panjohur kanë kryer grabitje në një automjet të tipit  “Folsfagen Turan” me targa zvicerane , e cila është në pronësi të B.K nga fshati Poroj , i cili automjetin e kishte parkuar në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, transmeton Express.

Grabitësit, të cilët ende mbesin të paidentifikuar , ia kanë thyer xhamin në derën e përparme dhe duke kërkuar  brenda automjetit, nga një çantë me ngjyrë të kafe kanë marr 25 mijë euro, portofolin me 1700 franga zvicerane, telefon celular, dy karta bankare, pasaportë, kartë identiteti zvicerane, patentën e shoferit , C-viza dhe çelësin nga një dhomë hoteli.

Ata pa u vënë re nga askush ,kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes , me vlerën e grabitur rreth 1 milion e 600 mijë denarë ,dhe duke shkakuar dëm në vlerë deri në 10 mijë denarë.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për te bërë inspektimin dhe për të ndriçuar rastin dhe zbuluar kryesit e saj./Express/

 

x

Check Also

BDI dhe PDSH bëhen bashkë për raundin e dytë kundër ASH-Besa

BDI dhe PDSH kanë arritur marrëveshje formale ndërmes këtyre dy partive për ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com