Home / Rinia Jonë / Brengat e Rinisë / Testimi Ekstern, Nxënësit , Profesorët dhe Vlersimi!

Testimi Ekstern, Nxënësit , Profesorët dhe Vlersimi!

Shkruan Ardonit Ismaili:

Sot, ne disa nxënës të gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviç” dhamë opinionet tona publike para Televizionit Art me rastin e fillimit të Testimit Ekstern për maturantët. Të gjithë të intervistuarit, përfshirë, edhe udhëheqsinë e këtij instucioni patëm qëndrim të njëjtë rreth këtij testimi. Mendimet tona ishin të gërshetuara në atë se një test i tillë nuk mund të testojë dijen tonë që kemi fituar nga profesorët e nderuar për gjatë 9muajve në 1orë të vetme(apo 4muaj në 1 orë tek maturantët). Çështja tjetër ishte se shumica e pyetjeve nuk janë të formuluar mirë, nuk përshtaten me materialin apo edhe janë diskriminuese (siç patëm rastin kur Markoja mësonte, ndërsa Agimi ishte bujk). Këtë rradhë ne si maturantë nuk do dënohemi, por në vitet tjera kemi pasur dënime, diku në ngritje e diku në ulje të mesatarës së përgjithshme të suksesit tonë. Ne deshtëm apo sdeshtëm, iu nënshtruam këtij testimi për 4 vite, do i nënshtrohemi edhe tani në vitin e 5 të testimit, dhe të fundit si nxënës të shkollës së mesme.
Intervista jonë u publikua në edicionin e lajmeve ( e shkurtuar), ndërsa ajo njëkohësisht u publikua edhe përgjatë emisionit ‘Në Fokus-Tv Art’. Kështu aty disi edhe u keqpërdorën opinionet tona, nga tre të ftuarit në emision vetëm njëri mbronte qëndrimin tonë. Ne nuk ishim të informuar rreth këtij debati që do të zhvillohej, as nuk kishim ftesë nga emisioni në fjalë, sikur të ishte e kundërta me gjithë kënaqësi do të mbronim qëndrimet tona edhe para atyre të ashtuquajtur këshilltarë të arsimit në Maqedoni. Aty nga ato u fol se ne jemi kundër me qëllim që të kalojmë më lehtë në vlerësim, se ne jemi të ndikuar nga fjalët e profesorve të cilët kanë qellim të mos dënohen, apo edhe pse nuk kemi njohuri të mjaftuar rreth rrjedhojës së këtij testimi apo lëndëve që po testohemi.
Andaj doja që atyre këshilltarve tju them, ne nuk kemi qëllim që të kalojme më lehtë në vlersim, por ne nuk pranojmë një vlersim i cili nuk është i realtë ( arsyet i keni në paragrafin e parë). Së dyti, sa i përket fjalëve tona, janë fjalë të rinisë 18-vjeçare e cila sa për dijen tuaj e ka të garantuar me ligj shprehjen e mendimeve publike dhe kritikave. Sa i përket çështjes së profesorëve dua të ju them, profesorët tonë janë një elitë të cilën shumë nxenës kanë dëshirë ti kenë, e ne që i kemi kemi përfituar maksimalisht nga ato, dhe vlersimet e tyre janë me të vlefshme për ne se sa fjalët boshe të juaja. Unë për vete, krenohem me profesorët e mi, lum si ne që i kemi, mjer për ju që u bejnë pengesa në pazaret boshe që dëshironi ti bëni me ekpserimente të ndryshme mbi pishtarët e arsimit. Së treti ne kemi njohuri rreth testimit, kemi protestuar edhe më parë kunder atij testimi, por gjithashtu kemi njohuri edhe nga lëndët se për të gjitha kemi nga një notë vlersuese. Sa i përket se a do të mbrojmë notën qe e kemi, ajo vendoset nga materiali i pyetjeve në qoftë se kësaj here përshtatet me atë që e mësojmë.
Për në fund, fjalët tona janë me vend, ne jemi ato të cilët e përjetojmë këtë testim. Ndërsa ju jeni ato të cilet e përpiloni duke mos i marrë asnjëherë parasysh kritikat dhe protestat tona. Vazhdoni të flisni kundër profesorve dhe nxënësve, por të dini nëse shumica janë kundër, atëher problemi është tek ju!

Me respekt, nxënësi i juaj Ardonit Ismaili!

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com