Home / Lajme / Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni
Loading...

Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni

Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj, është miratimi në Parlament i propozimit, për t’i dhënë gjuhës shqipe statusin e një gjuhe zyrtare në shkallë republike.

Gjuha shqipe në Maqedoni deri tani, gëzonte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku ajo tejkalonte 20 për qind të popullsisë, por jo edhe në gjithë territorin e saj.

Gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, është një e arritur e madhe e cila bie në prag të festave të nëntorit, në të cilat bënë pjesë edhe Festa e Alfabetit Shqip e njohur si Festa e Kongresit të Manastirit.

Para 109 vitesh, në Manastir të Maqedonisë, u mblodhën 150 delegatë, nga të gjitha viset shqiptare dhe rajonale, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar mbarëshqiptar.

Duke përkujtuar këto data të rëndësishme për fatin e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe si gjuhë e dytë zyrtare në komunat me shumicë shqiptare në Serbi (Lugina e Preshevës) dhe Mal të Zi, s’ka se si të mos krenohemi për këto të arritura me të cilat po zhvillohet, ndërtohet e afirmohet gjuha jonë amtare, ngase siç thuhet gjuha, arsimi, kultura, janë karakteristika të veçanta të një populli, pa të cilat nuk përparim shoqëror e kombëtar.

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com