Home / Rinia Jonë / Brengat e Rinisë / Rinia shqiptare nuk është e vetëdijshme për forcën që e posedon, duhet angazhim

Rinia shqiptare nuk është e vetëdijshme për forcën që e posedon, duhet angazhim

Të rinjve në Maqedoni u kanë mbetur dy alternativa, të instrumentalizohen nga partitë politike ose të marrin rrugën e mërgimit. Ky fenomen paraqet shqetësim për një “tru” të rinisë që ka mbetur në Maqedoni e që do të jetë bartëse e proceseve politike që kanë për synim ndryshimet shoqërore për të mirë.

Për gazetën Lajm, janë deklaruar rreth kësaj teme të rinj me perspektivë dhe gatishmëri që të jenë pjesë e ndryshimeve për të ndalur hovin e ikjes së rinisë nga vendi.

Sipas politologut Ariton Rama, vendimmarrja e të rinjve në politikë është tema më e ndjeshme e realizimit dhe funksionalizimit të politikës reale në vendin tonë. Ai veçon  se parimisht politika duke u bazuar nga praktika qoftë në aspekt teorik dhe në aspekt praktik konsiderohet një fushë e vështirë veprimi ku kërkohet shumë energji, freski dhe mbi gjitha inovacion strategjik për të qenë në shërbim të vendit dhe popullit.

“Pra, esencialisht, politika kërkon mekanizëm kondicional psikologjik dhe fizik për ti arritur qëllimet e duhura, por realiteti në terren flet ndryshe vendin ynë në këtë sferë ende mbete në mentalitetin e filozofisë bolshevike që bazën e ka në mesjetën e hershme që kokat e reja nuk janë të zot të kenë sukses para kokave të vjetra, pra këtu nuk është në pyetje nacionaliteti, morali, ndërgjegjja dhe pjekuria politike por vetëm mosha edhe eksperienca, fatkeqësisht elita politike në vendin tonë që nga pavarësia e saj ka të njëjtën garniturë politike e cila vetëm se ndryshon pozicionin veprues të saj e cila është e siguruar nga populli që me shumicë janë në moshën rinore.

Kjo qartë tregon se rinia është instrumentalizuar si aparat të sigurimit të votave dhe protagonist i një fotografie të mirë për FB me liderin. Insistoj që problemi qëndron tek vetë rinia jonë që nuk ka vetëdijen e duhur për ta bindur vetën e sa e fuqishme është dhe mbi gjitha për ta marrë fatin e në duart e saja dhe nga ana tjetër ende partitë tona në Maqedoni nuk kanë krijuar kulturën politike për avancimin e pozicioni e të rinjve në vendimmarrje, nuk jemi aspak në hap me botën globale politike, ku sot një ri bëhet kryeministër në Kanada apo ministër i punëve të jashtëm në Austri. Të mos orientohemi në nivel global por mjafton të fokusohem në nivel rajonal ku sot Prishtina dhe Tirana udhëhiqet me fytyra të reja, ku në parlamentin e Shqipërisë kemi deputete në moshën 19 vjeçare, që vendos për problematika e moshatarëve të saj,apo që parlamenti i Kosovës ka një mesatare në moshë 30 vjeçare”, deklaroi për gazetën Lajm, Rama.

Nga këndvështrimi i Ramës partitë në vendin tonë kanë shkelur dhe injoruar intelektualitetin dhe idealet.

Ai kujton faktet historike se rinia shqiptare ka ditë te bëjë kthesa politike madhore janë protestat të shumta të 81,89,94 dhe 97 që rrëzuan dy regjime komuniste jugosllave dhe enveriste mbi gjitha edhe duke realizuar edhe lufta çlirimtare, duke hap universitet dhe duke qenë përball përgjegjësisë e tranzicionit politikë dhe social në vendin tonë.

“Është koha që elita politike të reformohet sepse vetëm në këtë mënyrë largohen paragjykimet mbi politikën”, përfundon Rama.

Studenti i gazetarisë pranë Universitetit të Tetovës Enis Miftari, ndjen keqardhje që në poste udhëheqëse ende sheh aktorë të vjetër, por mendon që në të ardhmen do t’ju jepet më shumë hapësirë të rinjve që t’ju prijnë proceseve.

“Por, tanimë me krijimin e qeverisë së re besoj që udhëheqësit shtetërorë do jenë të rinjtë edhe pse jam skeptikë për faktin që egoja për të mbajtur postet tek aktorët e vjetër vazhdon në të njëjtin ritëm.

Politika e vjetër tek ne detyrojë që të rinjtë të ikin nga vendi, por aktorët e rinjtë politik do jenë të detyruar që kësaj çështje t’i japin zgjidhje dhe se zgjidhja më e mirë do ishte inkuadrimi i të rinjve në postet kyçe të partive politike dhe postet shtetërore.

Interesi i të rinjve për t’u marrë me politikë është në nivel mesatar edhe pse sot në çdo grup rinorë flitet për politikë. Shpeshherë partitë politike keqpërdorin vullnetin e të rinjve për t’u marrë me politikë dhe ky keqpërdorim që ju bëhet të rinjve detyron që ata të distancohen.

Madje, ne si të rinjtë në vendin tonë duhet të kërkojmë  që këto aktorë të cilët po na presin ëndrrat me gërshërë të mbyllin kapitullin e tyre në politike”, tha Miftari për gazetën Lajm.

Miftari veçon se këta aktorë politikë ndërmjet të rinjve kanë mbjellur edhe urrejtje si rezultat i politikës së tyre të gabuar.

“Në të ardhmen shpresoj që të rinjtë do t’ju prijnë proceseve duke mos pasur impakt nga qarqet destruktive, mbi të gjitha përpara se të rinjtë të kyçen në politikë është i domosdoshëm emancipimi i gjeneratave”, pohoi Miftari.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com