Home / Art dhe Kulturë / PËRFUNDUAN PËRGATITJET E FESTIVALIT “BURIMET E SHARRIT” 2017
Loading...

PËRFUNDUAN PËRGATITJET E FESTIVALIT “BURIMET E SHARRIT” 2017

Gjysma e parë e muajit shtator do të shënojë fillimin e edicionit të Gjashtëmbëdhjetë e festivalit “Burimet e sharrit” 2017 i cili tradicionalisht për çdo vjet organizohet në Tetovë.

Ky aktivitet mjaftë i rëndësishëm, ku shprehet kultura dhe folklori ynë i përpunuar, do të jet një festival i cili do të thërret grupet më të mira nga vëndi dhe jashtë, për të prezantuar vlerat më të mira tradicionale të folklorit të stilizuar apo të përpunuar shqiptarë.

Për detajet që duhet të përcaktohen deri në atë kohë, jemi konsultuar me specialistët e folklorit në bashkëpunim me grupet foklorike të cilat merren me këtë veprimtari, në mënyrë që ky festival, për atë që do të sjellë në skenë, të shënohet si një nga ngjarjet më të mëdha të kulturës shqiptare në Maqedoni me rregulla mirë të përcaktuara dhe të harmonizuara, ashtuqë spektatori edhe kësaj here të ndjek dhe shikojë shfaqje të mahnitshme që nuk i ka pa gjer më tani.

Kjo veprimtari mbarëkombëtare, do të shërbejë edhe më shumë, për gjallërimin e jetës kulturore-artistike të Tetovës dhe në shtimin e spektatorëve të cilët dita ditës u japin përkrahje edhe më të madhe evinimentit në fjalë.

Pjesëmarrja në festival do të jetë me përfshirje gjihëkombëtare me grupe artistike nga Maqedonia, Shqipëria , Kosova dhe Mali i zi të cilat priten të sjellin vlera të papërsëritshme në interpretimin dhe ekzekutimin e kultivimeve kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare.

Masat për zbatimin e punës organizative kanë filluar qysh në muajin janar, ku është hartuar dhe miratuar rregullorja dhe Programa e punës për kët manifestim tradicional kulturor, për të cilin propozohet të ket një skenografi të re për t’iu përgjigjë më mirë grupeve artistike të cilat do të jenë pjesëmarrëse të këtij edicioni.

Festivali tani më ka marrë formën e karakterit garues, ku persona nga lëmia e kultures në fund të festivalit ansambleve pjesëmarrëse, për vlerat e tyre të dalluara që do t’i sjellin, do t’iu ndajnë çmimet e merituara./AlbPortali

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com