Home / Art dhe Kulturë / Arti Pamor / Pas restaurimit, 66 vepra arti i rikthehen Galerisë Kombëtare të Arteve

Pas restaurimit, 66 vepra arti i rikthehen Galerisë Kombëtare të Arteve

Rreth 66 vepra arti, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve i janë rikthyer institucionit. Pikturat pas restaurimit u ekspozuar për publikun më 28 gusht.

Busti i Skënderbeut i Odise Paskalit, një vepër e mrekullueshme e Zef Kolombit, pikturat e Vangjush Mios, të Vilson Kilicës, vepra të Abdyrrahim Buzës, të Nexhemdin Zajmit, të Hasan Nallbanit e më gjerë janë një pjesë e historisë së artit shqiptar që i mungonte këtij institucioni.

Veprat ishin në listën e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe që nga viti 1982 kanë nisur të merren gradualisht nga institucionet kryesore të vendit për dekorimin e ambienteve të tyre, shkruan ATA.
barinj-Copy-246x200

Kalimi i veprave nga galeria në institucionet e shtetit ka vijuar ritmikisht deri në vitet ’90, pa u hequr nga inventari i Galerisë Kombëtare.

Drejtori Artan Shabani me marrjen e detyrës 4 vjet më parë nisi kërkimin e tyre, por për fat të keq nga 190 vepra, vetëm 66 prej tyre u gjetën.

Veprat e rikthyera edhe pse janë vetëm një e treta, janë pjesë e fondit të artë të Galerisë Kombëtare.
Në ekspozitën me 66 veprat e shpëtuara, gjenden autorë të shquar të viteve ‘40, ‘70, e ‘90-të që paraqesin zhvillimet më të mira të pikturës shqiptare.

x

Check Also

Serbia i ofron shtetësi “Pikasos së Vogël”

Serbia i ka ofruar shtetësinë serbe, familjes së 10-vjeçarit afgan, Fahrad Noory, ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com