Home / Lajme / Kronikë e zezë / Nga një makinë në Tetovë janë vjedhur më shumë se 25 mijë euro
Loading...

Nga një makinë në Tetovë janë vjedhur më shumë se 25 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Disa persona të panjohur, nga një makinë “Volkswagen turan” me targa zvicerane kanë arritur të marrin më shumë se 25 mijë euro.
Keqbërësit kanë thyer dritaren e djathtë dhe pas kontrollit të tërësishëm të makinës, në pronësi e 41-vje¬çarit B.K nga Poroji, kanë marrë një çantë në të cilën ka pasur 25 mijë euro, kuletë me 1.700 franga, telefon celularë, dy kartela bankare, letërnjoftim zvicerane dhe çelës nga një dhomë hoteli.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski ka thënë se personat kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush.
Ai thotë, transmeton SHENJA, se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e autorëve. /SHENJA/

The post Nga një makinë në Tetovë janë vjedhur më shumë se 25 mijë euro appeared first on TV-SHENJA.

Tetova Jonë:

Leave a Reply

x

Check Also

Janë lënduar 13-të persona, 15-të aksidente dje në Shkup

Trembëdhjetë persona janë lënduar në tetë prej gjithsej 15 aksidenteve të regjistruara gjatë ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com