Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski: Merko ka keqpërdorur tenderë prej 6 milionë euro

Milloshoski: Merko ka keqpërdorur tenderë prej 6 milionë euro

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë se LSDM-ja po propozon Ligjin për gjuhët me qëllim që të fsheh punën e zv/kryeministrit Koço Angjushev dhe mashtrimin prej 6 milionë euro që ka bërë ministri për investime të huaja Ramiz Merko me ndriçimin publik, përmes kompanisë “Siti llajf”, kompani e cila sipas Milloshoskit nuk i ka plotësuar kushtet për të fituar këtë tender.
“Me atë që them se Ramiz Merko nga pozita e kryetarit të Komunës e ka keqpërdorur tenderin nga gjashtë milionë euro dhe i ka dëmtuar resurset e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve nga Struga, nuk do të thotë se unë i kam akuzuar të gjithë shqiptarët. Nevoja e një shqiptari që të bëjë marrëveshje të dëmshme me kompaninë “Siti llajf” nuk ju bën dobi qytetarëve”, tha Milloshoski.

x

Check Also

BDI dhe PDSH bëhen bashkë për raundin e dytë kundër ASH-Besa

BDI dhe PDSH kanë arritur marrëveshje formale ndërmes këtyre dy partive për ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com