Home / Art dhe Kulturë / Manifestime / Me koncert të Orkestrës Simfonike të RTSH-së hapet Sheshi Skenderbej në Shkup

Me koncert të Orkestrës Simfonike të RTSH-së hapet Sheshi Skenderbej në Shkup

Hapja zyrtare e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshit Skenderbej do të shënohet sot me Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

Siç njoftojnë organizatorët e këtij evenimenti, Komuna e Çairit, Qendra Informative Kulturore dhe Galeria Kombëtare e Maqedonisë, koncerti nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja do të fillojë në orën 20:00. Me këtë ngjarje shënohet rrumbullakësimi i këtij projekti me vlera të larta estetike, kulturore dhe historike.

Sheshi i ri përveç statujës së Skëndërbeut u plotësua me murale mozaike në pjesët anësorë me personalitete të rëndësishme për shqiptarët. Ndërkohë pjesa tjetër është e e shtruar me pllaka që do të shërbejë si shëtitore për qytetarët./Medial.mk/

x

Check Also

Sot fillon festivali “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Me mbjelljen e drurit dhe lexim poetik për nder të fituesit të ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com