Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e painteresuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare
Loading...

Maqedonia e painteresuar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare

Qeveria e Zaevit ka bërë me dije se do të shkëpus të gjitha fondet për projektin antikizues, të njohur si ‘Shkupi 2014’, shkruan Konica.al.

Sipas ministrit të Kulturës Robert Allagjozovski, Qeveria nuk do të japë më fonde për financimin e projektit ‘Shkupi 2014’, duke thënë se aty nuk bëhet fjalë për trashëgimi kulturore.

Megjithatë, në synimet e Ministrisë së Kulturës nuk zihet në gojë trashëgimia kulturore shqiptare, pasi në shënjestër janë investimet në zonat kulturore maqedonase.

“Ne kemi ndarë mjete për meremetimin e manastirit të Treskavacit, por ka fonde edhe për Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, si dhe mjete për ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore që është në rrezik”, citohet të ketë thënë Allagjozovski./konica.al/

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com