Home / Art dhe Kulturë / Film / Këto janë filmat që duhet të shihni në shtator

Këto janë filmat që duhet të shihni në shtator

Shumë njerëz preferojnë që kohën e lirë të shohin filma. BBC ka dhënë disa sugjerime për këtë muaj, duke treguar se cfarë duhet të shihni gjatë shtatorit.

1. The Teacher, një mësuese që pyet nxënësit për prindërit e tyre, për mënyrën si jetojnë dhe punojnë duke nxjerrë në pah të vërtetën e frikës dhe fuqisë.

2. American Made, film horror i bazuar në histori të vërtetë ku një pilot i linjës ajore i kërkuar nga CIA për të drejtuar misione të fshehta bëhet ndërlidhës droge për Pablo Escobar.

3. Stronger, një person publik që humbi këmbët dhe luftoi me emrin e tij për të gjitha viktimat që humbën jetën në tragjedinë dhe më pas vlerësohet si hero për përplasjen me traumën emocionale.

4. Rebel in the Rye, film që jep përgjigje për një autor që krijon vetëm një novelë dhe tre histori të shkurtra në jetën e tij e më pas ndalon për 45 vite duke publikuar historinë e jetës pak para vdekjes.

5. It, version i filmit të 1986 ku tregon se forca e fuqishme mund të shkatërrojë një shoqëri duke luajtur me lakminë, ambicien dhe frikën e njerëzve.

x

Check Also

Xhuzepe Rotuno ­ fitues i Kamerës së Artë 300 për vepër jetësore

Kinematografi italian, Xhuzepe Rotuno (1923) është fitues i sivjetmë i Kamerës së ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com