Home / Teknologji / Hangar18 mori çmimin EISA Best Buy Smartphone për Smartphonin NOA H10le
Loading...

Hangar18 mori çmimin EISA Best Buy Smartphone për Smartphonin NOA H10le

Koprivnica, 2 shtator 2017 – Dje, gjatë panairit IFA të mbajtur në Berlin, Hangar18 u nderua me çmimin EISA Best Buy Smartphone 2017 -2018 në mbrëmjen gala e cila zuri vend në Hotel Kempinski Bristol. Çmimin e pranoi vet themeluesi dhe pronari i Hangar18, Mario Kralj.

IFA është një panair ndërkombëtar elektronik që mbahet në Berlin nga viti 1924. Në këtë panair prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve paraqesin laptopët e tyre, tableta, televizorë dhe pajisje të tjera që përdorim në jetën tonë të përditshme.

 

Në konkurrencë me prodhues të tjerë të smartfonëve si Samsung, Huawei, Sony, Honor dhe LG, firma kroate e vendosur në qytetin e Koprivnicës ka marrë një çmim prestigjioz EISA Best Buy Smartphone 2017 – 2018 për smartfonin NOA H10le. Ky smartfon ofron vlerën më të mirë për para në aspektin e çmimeve, dizajnit, komponentëve, performancës dhe funksionalitetit.

 

Anëtarët e grupit EISA “Devices Mobile” janë përfaqësues të revistave të njohura të teknologjisë nga 11 vende evropiane: Danimarka, Italia, Holanda, Bullgaria, Suedia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia, Spanja, Serbia dhe Kroacia. Votat e tyre ishin vendimtare për të përcaktuar se kush do të jetë laureati.

 

Çmimi më i mirë i smartfonëve iu dha Samsung S8 \ S8 +, Huawei P10 iu dha çmimi më i mirë I kamerës, ndërsa Honor 8 Pro iu dha çmimi “smartfoni i konsumatorit”.

 

Të marrësh një çmim nga EISA e cila për më shumë se 30 vjet  i ka prodhuar pajisjet më të mira të teknologjisë do të thotë shumë për ne. Modeli ynë NOA H10le mori çmimin Best Buy Smartphone, që do të thotë për paratë e dhëna do merrni vlerën e duhur. Ne presim shumë nga ky çmim duke filluar me hapjen e tregjeve të reja, përmirësimin e shitjeve dhe vendosjen e kanaleve të reja të shitjeve. EISA ka konfirmuar se jemi në rrugën e duhur, na kanë dhënë besim, motivim dhe elan shtesë për krijimin e kompanive edhe më të mëdha “- Thotë Mario Kralj, themelues dhe pronar i Hangar18.

 

NOA punon vazhdimisht në zhvillimin e produkteve të reja, kështu që edhe tani pajisjet e reja po përgatiten për vjeshtë dhe fillimin e vitit të ardhshëm. Në panairin IFA në Berlin, u prezantuan modelet N5, N8 dhe N8 Pro. Modelet N8 dhe N 8 Pro do të kenë një ekran në një raport 18: 9 që mbulon pothuajse tërë sipërfaqen e pajisjes.

 

NOA dëshiron të jetë lider në segmentin B të tregut të smartfonëve, jo vetëm përmes dizajnit, karakteristikave dhe funksionalitetit të vetë pajisjeve, por edhe nga vlera e shtuar e konsumatorit.

“Ne kemi zhvilluar Premium Care – NOA Element, 2 vite garanci për të gjitha modelet në serinë tonë Element. Kjo garanci mbulon çdo gjë, nga thyerjet, rëniet, dëmtimet e shkaktuara nga lëngjet, vjedhjet së bashku me të gjitha dëmtimet tjera që mund të imagjinoni. Seria N e cila tashmë është shpallur, përbëhet nga pajisje me një ekran raporti i të cilit është 18:9 dhe përmban 4 kamera. Ekipi ynë aktualisht është duke punuar në softuer sepse ne duam ti mundësojmë përdoruesit të pajisjeve tona  një plethoran me karakteristika të reja si stabilizim të videos dhe zërin DTS. Ne gjithashtu jemi duke zhvilluar një ndërfaqe për përdoruesin e NOA që do jetë interesant, funksional por edhe modest për përdoruesin e fundit. Me këtë, NOA po vendos tendenca të reja në segmentin B në marketin e smartfonëve”- Mario Kralj.

x

Check Also

Lamtumirë Apple, Google dhe Amazon do udhëheqin botën e smartphonëve

Industria e telefonisë celulare ka arritur në një fazë shumë të rëndësishme ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com