Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:S’jemi kundër shqiptarëve e as kundër ligjit për gjuhët
Loading...

Gruevski:S’jemi kundër shqiptarëve e as kundër ligjit për gjuhët

Pas nëntë viteve, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka qenë mysafir në një emision të një televizioni kryesisht shqiptar.

Ai në emision u mundua që të arsyetoj mosprezencën nëpër media shqiptare.

Në pyetjen rreth mediumeve dhe votuesve shqiptar në të kaluarën ai ka thënë se partia e tij është nxirrë me qëllim nga mediat në gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Ne gjithmonë jemi orvatur të bëjmë punë në Maqedoni me të cilat do t’i zgjidhim problemet dhe nevojat e të gjithë qytetarëve. është fakt se në të kaluarën disa mediume , posaçërisht ato shqiptare ishim të damkosur si parti politike, të dëshmuar si ndonjë parti e cila mendon keq për shqiptarët, a në realitet përkundër kësaj ne bëmë shumë punë pozitive për shqiptarët” tha Gruevski pas pyetjes për mungesën e tij në emisione të televizioneve.

Gruevski në emision tha se nuk janë kundër ligjit për gjuhët por duan që ai të jetë kushtetues dhe i drejtë që mos vijë puna pastaj që të rrëzohet nga gjykata kushtetuese. /Telegrafi/

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com