Home / Art dhe Kulturë / Manifestime / Ditët e Nënë Terezës fillojnë të shtunën
Loading...

Ditët e Nënë Terezës fillojnë të shtunën

Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, në Katedralen e Kryeqytetit të Kosovës, të shtunën do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator.

Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila do të kremtohet më 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.

PROGRAMI:

Gjon Gjevelekaj “Nënës së mire”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

“Lamtumirë” (poezi), Jehona Gashi

Fjala e përshëndetëse: Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës

Alfredo Catalani: EBBEN! NE ANDRÒ LONTANA, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi

Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza, kumtesë nga Don Lush Gjergji

Avni Mula: AGIMET SHQIPTARE, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj

Ekspozitë me fotografi

Koktej rasti.

x

Check Also

DISKRIMINIMI NË VEPËR: Shqipja as në ueb faqen e MSP-së!

Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, përpos që nuk kanë asgjë shqiptare në skemën ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com