Home / Sport / Alarm te Juventusi për supersfidën e Championsit me Barcelonën
Loading...

Alarm te Juventusi për supersfidën e Championsit me Barcelonën

Juventus në alarm. Fitorja e pastër 3-0 ndaj Chievos në kampionat ka sjellë lajme jo të mira për trajnerin e bardhezinjve, Masimiliano Allegri.

Reparti i mesfushës është sektori ku duket sa ka më shumë probleme. Khedira dhe Marchisio nuk gëzojnë formën e tyre më të mirë fizike.

Ankth në radhët e kampionëve të Italisë ka edhe për gjendjen fizike të sulmuesit Mario Mandzukic, i cili në përballjen ndaj Chievos mori një godijte në pjesën e pulpës. Gjendja e kroatit mbetet për t’u parë.

Situatë aspak komode paraqitet edhe në mbrojtje. Alex Sandro po kalon një gjëndje gripale, ndërsa Giorgio Chiellini, pas dëmtimit të pësuar në seancat stërvitore me Kombëtaren e Italisë po bën gjithçka që t’i ritkhehet sa më shpejt fushës së blertë.

Situata nuk duket aspak pozitive në kampin bardhezi. Javën e ardhshme kampionët e Italisë do të nisin misionin e tyre në fazën e grupeve të Champions League, ku ndalesën e tyre të parë do ta kenë në transfertën ndaj Barcelonës.

Nga ana tjetër teknikut Allegri nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë që gjendja e disa prej lojtrave kyç të shkojë drejt normalitetit, edhe pse 50-vjeçari në të shumtën e rasteve, për ndeshjet në kampionat ose Champions nuk është mbështetur te futbollistët e sapo rikthyer nga dëmtimi.

Tetova Jonë:

Leave a Reply

x

Check Also

Lajm i madh për jetën e Michael Schumacher

Katër vite kanë kaluar nga aksidenti fatal i Michael Schumacher në alpe ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com