Home / Lajme / Maqedoni / Afërsia me VMRO-në i bën bashkë Besën dhe Thaçin!?
Loading...

Afërsia me VMRO-në i bën bashkë Besën dhe Thaçin!?

Adnan Ismaili, themeluesi i Lëvizjes Besa, personi kryesor që siguron financat nga Lindja për këtë lëvizje politike, mbrëmë ka marrë pjesë në konventën e PDSH-së së Thaçit.

Ndoshta shumë vetë u habitën, por përgjigja logjike e kësaj ndodhie është shumë e thjeshtë.
Mjafton të analizosh se çka kanë të përbashkët këta dy persona apo dy parti politike. Kjo e përbashkët është afërsia me VMRO-në e Gruevskit. Për kreun e PDSH-së këtë fakt e dijnë të gjithë, madje e dëgjuan në bisedat e përgjuara duke iu betuar Mijallkovit.
Ndërsa për “babain” e Lëvizjes Besa, dyshimet kanë filluar qysh para themelimit të kësaj partie, kur me Fondacionin e tij e bëri hapjen solemne të selisë së fondacionit, ndërsa i ftuar special ishte Gjorge Ivanovi, presidenti i Maqedonisë. Gjithashtu dyshimet për afërsinë e Ismailit me VMRO-në u shfaqën në media dhe rrjete sociale kohë më parë kur u bënë publike financat e Besës dhe Fondacionit, ku me të drejtë shumë komentues pyesnin se si munde gjithë ato para të qarkullojnë në Maqedoni dhe për këtë mos ketë dijeni Sasho Mijallkov, ish shef i shërbimit sekret.
Se cila do të jetë strategjia e këtyre dyve dhe se instruksionet e kujt i realizojnë, pritet të shihet në vijim.

x

Check Also

Ky do të jetë ministri i ri pa resor në Qeverinë Zaev

Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com