Home / Lajme / A mendon ende Zaev se të dënuarit e “Monstrës” janë të pafajshëm? Ja si përgjigjet

A mendon ende Zaev se të dënuarit e “Monstrës” janë të pafajshëm? Ja si përgjigjet

Kryeministri Zoran Zaev u pyet nëse ende i qëndron deklaratës se personat e dënuar në rastin “Monstra” janë të pafajshëm dhe nëse do të bëjë presion që ky rast të zgjidhet.

Zaev u përgjigj duke thënë se për këtë rast do të ketë drejtësi.

“Gjykata nuk ka presion prej askujt dhe ky është fakt, tani pushteti ekzekutiv që i ka mekanizmat nuk e bën një gjë të tillë. Kjo pyetje është për gjyqësorin dhe nuk më takon mua të tregoj se si duhet të zgjidhet.

Opinioni me vëmendje i përcjell të gjitha proceset edhe kundër Zaevit edhe kundër Gruevskit. Edhe si politikan edhe si kryetar i opozitës së atëhershme bëra mjaft përmes projektit E vërteta për Maqedoninë. Drejtësia edhe në këtë rast do të arrijë përmes procedurave adekuate”, deklaroi Zaev në emisionin “Otvoreno” në TV 24

x

Check Also

BDI dhe PDSH, në zgjedhjet lokale me logon e vjedhur nga Vetëvendosja (Foto)

Siç duket ,në këto zgjedhje lokale BDI dhe PDSH do të hyjnë ...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com